You are here
Home > Futboll Bota > Asnjë ndryshim/ Guardiola i beson portën, Muriq thjeshtë sheh Sitin në fushë…pa biletë!

Asnjë ndryshim/ Guardiola i beson portën, Muriq thjeshtë sheh Sitin në fushë…pa biletë!

Ashtu si edhe në takimin e parë kur iu besua porta te Manchester City, Muriqit, më shumë sesa një lojtar protagonist në fushën e lojës, është vetëm një tifoz që mund të shoh “qytetarët” pa biletë.

Flitet për ndeshjet e Kupës, atje ku Guardiola preferon të vendos portierin shqiptar nga minuta e parë. Ashtu si në herën e fundit, Muriq nuk ka pasur asnjë goditje në portë, ndërsa Fulhami këtë herë nuk ka arritur të vërë në vështirësi për asnjë moment të vetëm Mançester Sitin.

Tashmë, ekipi i Guardiolës shkon në çerekfinalen e Kupës së Anglisë, duke ruajtur formën e mirë që ka treguar edhe në kampionat. Ndërsa gardiani shqiptar mund t’i gëzohet këtyre aktivizimeve me kampionët e Anglisë, që rrisin prestigjin e tij në arenën europiane, pavarësisht se ende nuk është provuar për të treguar vlerat e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top