Frederiko Marketi ishte portieri që i zuri vendin e titullarit gardianit kuqezi, Etrit Berisha, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e ekipit të Lacios. Në atë kohë Berisha u lagua nga ekipi i të kaltërve për shkak të mungesës së hapsirës tek ky klub, pasi italiani Marketi atë periudhë kishte vendin e titullarit të padiskutueshëm tek lacialët. Shumë gabime fëmijnore bënte italiane, por Berisha do të dilte si i tepërt nga drejtuesit lacial. Nga kjo gjë, legjonari ynë u detyrua në një farë mënyre të largohej për tek skuadra e Atalantës.
Me ardhjen e Strakoshës tek Lazio, duket se portierit italian i kthehet si një “boomerang” vendi i titullarit, pasi javë pas jave e humbi atë. Ai u largua nga Lacio për t’iu bashkuar Xheoas, në janarin e këtij viti për të njëjtën arsye që u largua edhe Etriti. Përsa i përket portierit italian, tek skuadra e tij e re, Xhenoas, ka humbur besimin e trajnerit me vetëm pak ndeshje, ku tek ky ekip ka kaluar si portier i dytë.
Mosa e tij 35 vjeçare nuk e favorizon gardianin, ndonëse në itali pak kohë më parë e cilësuan si “macen” e kuadratit. Tanimë është tjetër histori, pasi gjërat nuk duken në favor të Marketit ku tek skuadra e Xhenoas nuk po llogaritet më, pasi në ndeshjet e fundit titullarë ka qënë portieri i ri rumun, Andrei Radu. /Shqiperia.ch/