You are here
Home > Kombëtarja > Rastësia identike e skocezëve/ Nëse do të vlenim njësoj, Grezda do të ishte… pa trajner

Rastësia identike e skocezëve/ Nëse do të vlenim njësoj, Grezda do të ishte… pa trajner

Një futbollist i madh, nuk mund të jetë rrjedhimisht edhe një trajner i madh. Për Steven Gerrard nuk ka kurrëfarë dyshimi për periudhën kur i ka shërbyer futbollit si lojtar, por nëse flasim për pjesën e trajnerit, ka ende shumë dyshime te legjenda angleze.

Sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për të, ndërsa Rangersi vazhdon të lërë pikë dhe të luajë duart me vendin e parë. Tashmë janë mediat skoceze ato që bëjnë krahasimin me sezonin e shkuar, për të dalë në përfundimin se Gerrardin e shpëton vetëm e kaluara.

Në të njëjtën kohë, për të njëjtat rezultate në 10 takime, drejtuesit e Rangersit do të shkarkonin menjëjerë si të padobishëm trajnerin Pedro Caixinha. Kjo pasi 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje nuk ishin rezultate shpresdhënëse për klubin e njohur të Skocisë.

E megjithatë, me Steven Gerrard në krye historia ndryshon dhe drejtuesit e Rangersit, klubit ku bën pjesë edhe Eros Grezda e marrin më qetësisht situatën e vështiërë që po kalojnë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top