You are here
Home > Kombëtarja > E kishte paralajmëruar më parë, Latifi gjen golin dhe afron Kombëtaren e Shqipërisë

E kishte paralajmëruar më parë, Latifi gjen golin dhe afron Kombëtaren e Shqipërisë

“Më ngelet të shpresoj se nuk do të kem më probleme, sepse ky që po lë pas, ishte i lëndimeve për mua. Sa i përket Kombëtares, është e kuptueshme. Nëse nuk ke minuta, nuk mund të grumbullohesh. Këtë ma ka thënë vetë personalisht Panuçi, që nëse nuk do të luaj vazhdimisht, atëherë e ka të vështirë të më ftoj.

Unë e kuptoj vendimin e tij dhe shpresoj se shumë shpejt do kthehem atje ku isha. Futbollistëve të Shqipërisë iu uroj shumë suksese, do të kthehem me ta së shpejti”, shprehej Liridon Latifi për “Shqiperia.ch”, ndërsa kombëtarja shqiptare do të luante përballë Jordanisë dhe Izraelit.

E kishte paralajmëruar, dikur ylli më i madh i kampionatit shqiptar, po bën gjithçka për të gjetur formën më të mirë. Në kohën kur ky futbollist luante me Skënderbeun, të gjithë ishin në një mendje, madje edhe vetë tifozët korçarë: “Ky njeri meriton shumë më tepër, për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit”.

Megjithatë eksperienca e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë me largimin nga Skënderbeu, ndërsa disa dëmtime e ka lënë mbrapa me klubin e ri të Pushkash Akademi. Në takimin e sotëm që kjo skuadër zhvilloi në Kupë ndaj Dunaujavrosh, Latifi arrinte të shënonte golin e parë në atë fitore me rezultatin 0-2, duke qenë një nga më të mirët e takimit. Kombëtarja afrohet gjithmonë e më tepër, më shumë se kurrë kuqezinjtë kanë nevojë për energji të reja dhe Liridoni po arrin në nivelet më të mira të tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top