Arbër Zeneli i ka dhënë kualifikimin në fazën e mëtejshme skuadrës së tij të Herenvenit, ku këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 1-3. Pjesa e parë u mbyll në mënyrën e gabuar për ta, teksa skuadra e Groene Ster arriti të kalonte e para në avantazh, në fundin e pjesë së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë ekipi I Herenvenit duket se është zgjuar, pasi arriti të shënojë tre gola në harkun e 25 minutave. Përsa i përket legjionarit të përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeleli, ai shënoi golin e dytë, duke i dhënë avantazhin e klubit të Herenvenit.
Kujtojmë që Arbër Zeneli luan në kampionatin hollandez që prej 2 vite e gjysëm. Mesfusori me tipare sulmuese, duket se këtë vit është në formën më të mirë të mundshme, ku me Herenvenin në 10 ndeshje ai ka arritur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë plot 7 asist. Statistika tepër të frikshme për Zenelin, i cili javë pas jave po kthehet në në pikë referimi tek hollandezët e Herenven. /Shqiperia.ch/