You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ismajlaj për Shqipërinë/ Mediat në Kosovë kundër, tifozët u përvishen: Nuk zgjodhi Serbinë!

Ismajlaj për Shqipërinë/ Mediat në Kosovë kundër, tifozët u përvishen: Nuk zgjodhi Serbinë!

Një lajm i fundit është publikuar para pak çastesh nga “Supersport”, për Ardian Ismajlaj duke u cituar fakti bëhet fjalë për afrimin më të ri të kombëtares shqiptare. Ende nuk ka një konfrimim zyrtar për këtë gjë, si nga ana e lojtarit ashtu edhe nga ana e stafit kuqezi, megjithatë gjithçka mund të thuhet se është e mbyllur, pasi vetë  lojtari, Ardiani, është pajisur me pasaportën shqiptare.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, në një nga faqet e njohura të futbollit në Kosovë, “Fansat e Futbollit Kosovë”, në rrjetin e tyre social  në “ Facebook”, janë publikuar disa statuse të menjëhershme, ku nuk mund të fshihet zhgënjimi për zgjedhjen e re të lojtarit të Hajdukut.

Madje situata shkon deri aty ku Ismajlaj quhet edhe tradhëtar në fjalën që i ka dhënë të ndjerit Vokrri, për besnikëri ndaj fanellës së Kosovës. E për të vazhduar me minutat e pakëta që Ismajlaj ka me Hajdukun, ndërsa duhet të përmendim faktin se flasim për lojtarin më të mirë të Kosovës U-21, ndërsa jo më kot e ka mbajtur shiritin e kapitenit deri më tani.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i sportëdashësve shqiptarë të Kosovës, që nuk mund të pranojnë kurrsesi një situatë të tillë. Kujtojmë që kohët e fundit po futet një frymë deri diku përçarëse, por janë vetë tifozët shqiptarë që do e zgjidhin këtë situatë.

Nëpërmjet komenteve të ardhura në faqen e “Facebook”, tifozët shqiptarë të Kosovës shprehen se kurrsesi nuk mund të quhet si një zgjedhje tradhëtie, pasi Ismajlaj fundja nuk ka zgjedhur të shkojë me Serbinë.  Ky i fundit madje ishte edhe komenti më i parapëlqyer nga tifozët, si për të treguar mendimin e shumicës.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top