Kristal Abazaj dalëngadalë po rikthehet në nivelet e tij më të larta, që nga koha kur u largua nga Shqipëria për t’iu bashkuar Anderlehtit.
Sigurisht, ka ende shumë për t’u përmirësuar në rradhët e futbollistit shqiptar, që pikësëpari nuk ka qenë i qetë edhe nga dëmtimet, të cilat e kanë penalizuar jo pak në këtë aventurë të re. Megjithatë Abazaj po e fiton formën e duhur fizike, ndërsa dje ka bërë gjithçka mirë në takimin ndaj Lokeren.
Futbollisti i Kombëtares është aktivizuar për 75 minuta, duke dhënë edhe asistin e vetëm për rezervat e Anderlehtit, në atë barazim me rezervat e Lokerenit të përfunduar me rezultatin 1-1. Por jo vetëm kaq, Abazaj dallonte lehtësisht nga pjesa tjetër e lojtarëve edhe me shpejtësinë e tij në krahë.
I pandalshëm ishte shqiptari, që në shumë momente ka dhënë edhe disa topa të tjerë fantastikë për shokët e skuadrës, që kanë shpërdoruar jo pak në portën kundërshtare. Ky është një sinjal i mirë, nëse Abazaj do të vazhdoj të ruaj këto ritme, atëherë ftesa nga Shqipëria dhe rikthimi në Kombëtare për të do të jetë vetëm çështje kohe. /Shqiperia.ch/
Reserves 1A ?️ #RSCA 1-1 Lokeren ⚽️ Goal: 70′ Sieben Dewaele (1-0)
Team: Moutha-Sebtaoui, El Kababri, Dante, Lutonda, Verschaeren (74’ Leoni), Dhauholou (71’ Suray), Dewaele, Sambi Lokonga, Guldix, Abazaj (74’ Colassin) & Kayembe #InYouthWeTrust #COYM pic.twitter.com/i9mLJshBb0
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) October 30, 2018