Ashtu siç ndodh në Shqipëri, mediat në Kosovë ndryshojnë pak ose për të thënë aspak nga njëra-tjetra. Produkti që i jepet shikuesve shpeshherë është i nivelit zero, sepse njerëzit që japin opinione dhe mendime rreth futbollit, thjeshtë nuk i përkasin asaj fushe.
Këtë herë jemi sërish me emisionin “Dueli sportiv” dhe për të trajtuar apo përmenduar një rast tjetër. I ftuar për të analizuar takimet e zhvilluara në kampionatin që po zhvillohet në Kosovë, ishte edhe këngëtari i njohur si “Blero”.
Njohuritë e tij shkonin për futbollin që luhet në Kosovë, deri aty aqsa të drejtoj një pyetje naive: “Përse, a nuk ka VAR tek ne?” Mediat mbarëshqiptare, ato brenda kufijve tona zyrtarë dhe jashtë tyre, për të vetmen herë duhet t’i përkushtohen më tepër cilësisë, e jo për të mbërritur në një nivel të tillë qesharak të emisioneve të tyre. /Shqiperia.ch/