Lazio është mposhtur në mënyrën më turpëruese të mundëshme në mes të “Olimpico”. Në humbjen e thellë ndaj Interit me rezulatatin 0-3, Inzaghi ka dal kokëulur duke pranuar rezultatin. Zikaltërit kanë vulosur rezultatin me dy gola në pjesën e parë, ndërsa doli i tretë do të ishte ai i knockout-it.
Pas përfundimit të takimit Inzaghi refuzoi të gjejë justifikime por pranoi se skuadra e Spalletiti ishte në një nivel tjetër. Megjithatë tre pikët e humbura, rrezikojnë edhe vendin e katërt. Lacio ka aktualisht 18 pikë por nëse Milani fiton ndeshjen me Xhenovën të mërkurën, atëherë Inzaghi do të duhet t’i bëj llogaritë nga e para.
“Nuk më kujtohet ndonjë pritje e Strakosës, ai nuk ka pasur shansin të ketë ndërhyrje vendimtare pasi golat kanë ardhur në mënyra të ndryshme. Nuk kemi pse të justifikohemi, Interi ishte superior dhe emeritoi fitoren”- ka deklaruar Inzaghi./Shqiperia.ch/