You are here
Home > Kombëtarja > Afrimet e reja të Shqipërisë në nëntor, këto janë emrat më të lakuar për Panuçin

Afrimet e reja të Shqipërisë në nëntor, këto janë emrat më të lakuar për Panuçin

Shqipëria do të ndeshet në nëntor në takimet  e programuara për t’u zhvilluar ndaj Skocisë dhe Uellsit. Më shumë sesa një “luftim” për të marrë maksimumin në këto takime, Panuçi do të shohë të gjejë elemente të treja që do i shërbejnë Kombëtares në të ardhmen.

Kështu, risi të reja ashtu siç gjithmonë jemi mësuar të kemi me teknikun italian pritet të kemi në listën, që do të publikohet pas pak ditësh. E veçanta më e madhe dhe debutim pritet të jetë vetëm ai i Taulant Seferit, që ka shkëlqyer dhe ka bindur me nivelin e treguar me Shpresat dhe ekipin e tij në Zvicër.

Ende e pakuptueshme ngelet situata e qendërmbrojtësit Ismajlaj, që refuzoi ftesën e Kosovës për t’iu bashkuar kundër Ishujve Faroe. Për të parë nëse do të kemi një tjetër rast si ai i “Dërmakut”, duhet të presim deri në fund.

Për të vazhduar më tej, si një afrim të ri mund ta konsiderojmë ardhjen e Latifit te Shqipëria, që është një opsion i mundshëm për takimet e ardhshme. Liridoni i mungon prej kohësh Kombëtares, ndërsa aktivizimi i tij pas ardhjes nga dëmtimi me Pushkash, sapo ka nisur. Në një invervistë për “Shqiperia.ch”, vetë futbollisti u shpreh se sapo të rikthehet të luajë në Hungari, mund t’i bashkohet kuqezinjve.

Ndërkohë një opsion i mundshëm për t’u provuar në sulm ngelet edhe ai i Durmishaj, që po tërheq pas vetes së tij shumë klube europiane, ndërsa Shqipëria vuan për gjetjen e golit dhe në ndeshje të tilla, mund të provojë lojtarët e së ardhmes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top