You are here
Home > Kombëtarja U-17 > Fitore për moral dhe për “gojët e liga”, Shqipëria e Mustedanagiç e mbyll me nder

Fitore për moral dhe për “gojët e liga”, Shqipëria e Mustedanagiç e mbyll me nder

Shqipëria e Mustedanagiç ka bërë një autokritikë të fortë me paraqitjen e saj, duke i mbyllur me nder kualifikueset e Europianit. Asgjë nuk nisi në mënyrën e duhur për kuqezinjtë e vegjël, që u shpërbën në atë humbje me rezultatin 6-0 ndaj Çekisë.

Mirëpo, në dy ndeshjet e tjera, djemtë e drejtuar nga ana e Mustedanagiç kanë treguar përmirësim në rezultat dhe lojën e zhvilluar. Fillimisht do të ishin norvegjezët ata të cilët do të djersinin shumë për të marrë një fitore që do ta siguronin vetëm në minutat e fundit, për të kryesuar me rezultatin 3-1.

Ndërsa në takimin e sotëm, Shqipëria ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultatin 1-0, falë golit të Mitaj nga pika e bardhë, duke i mbyllur në vendin e 3 këto kualifikuese. Të shumtë ishin njerëzit që iu sulën futbollistëve të Mustedanagiç pas asaj humbje ndaj Çekisë, por tashmë u duhet të tërheqin fjalët mbrapsht. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top