
Në Hollandë të gjithë flasin për atë. Një lojtar klasik, nga ata që çdo trajner do të donte ta kishte në ekip. Ai ndonëse është sulmues që rrallëherë shënon, por di të hap mjaft mirë topa për shokët e skuadrës, e këta të fundit që i dërgojnë në fundin e rrjetës. Madje në kampionat ruan ende kreun për këtë aftësi të tijën.
Arbër Zeneli mund të quhet padyshim një fabrikë riprodhuese e aksioneve të golit. Sulmesi i Heerenveen mban vendin e parë si lojtari më i mirë në kampionatin holladez me 7 asist të dhuruar. I fundit dhënë dje në golin e parë kunder Az Alkmaar. 23 vjeçari nga krahu i majtë është mjaft i shpejtë dhe i papërballueshëm për kundërshtarin. Një lojë të bukur Zeneli ka ofruar edhe me përfaqsuesen e Kosovës, madje edhe duke shënuar me dardanët./Shqiperia.ch/