You are here
Home > Kombëtarja > Sulmesit e Shqipërisë ngrohin stolat, Panuçit nuk i lejohet të shënojë 4 gola ndaj Skocisë

Sulmesit e Shqipërisë ngrohin stolat, Panuçit nuk i lejohet të shënojë 4 gola ndaj Skocisë

Mbrëmja e 17 nëntorit do të vlejë thjeshtë sa për statistikë. Shqipëria e ka të pamundur të bëj çmendurira në një ndeshje të vetme. Maja e sulmit në 7 ndeshjet e fundit ka realizuar vetëm dy gola. Një ndaj miqësores ndaj Ukrainës dhe të fundit ndaj Izraelit në Elbasan Arena.

As që diskutohet se një paraqitje e tillë mund të quhet e mjaftueshme. Panuçi e ka vuajtur rezultatin e për më tepër golin që prej fitores me Turqinë në miqësore. Teksa sheh muaj pas muaj e javë pas jave sulmesit e tij të dergjen në stol, i vetmi që mund te jepte siguri sot vuan i dëmtuar.

Sadiku ka nisur përgatitjet por rikuperimi do të zgjas edhe disa muaj. Të njëjtin fat pati edhe Roshi, e deri diku edhe Grezda. Kur mbeten edhe më pak se dy javë nga lista e re e Panuçit për ndeshjen me Skocinë dhe Uellsin, në horizont nuk duket ndonjë shpëtimtar. Balaj luan jo më tepër se 10 minuta në Rusi.

Manaj këtë javë e humbi vendin e tij si titullar dhe nuk dihet si vazhdon ecuria e tij. Gavazaj dhe Grezda janë në po të njetat ritme dhe sytë kthehen pas nga mesfusha. Aty ku goli duhet të prodhohet, por nuk pritet të shënohet. Uzuni i vetëm nuk mund të bëj rolin e “hyjonorit”. Sulmesi beratas funizimin me topa për sulmesin pykë e bën më së miri, por Shqipëria vuan në finalizim. Kështu që ndaj Skocisë do të jetë nata e fundit e një tjetër mundësie të shkuar dëm.

Deri në mars Panuçi, nëse do të jetë pjesë e Kombëtares, duhet të mendojë seriozisht punën e tij në grumbullimin e lojtarëve apo afrimeve të reja, pasi Shqipëria nuk po ndryshon shumë nga Ishujt Faroe apo Luksenburgu. Situata brenda grupit është si një  pazullë i prishur. Europiani i 2020 duhet ta gjej gati dhe të shpresohet suksesi i 4 viteve më parë.

Shqipëria do të kalonte më tej nëse do të fitonte me 4 gola diferencë ndaj Skocisë, por fatkeqësisht Panuçit nuk i lejohet të hyjë në fushë për të bërë këtë gjë realitet, emri i tij mund të kishte ndikuar disi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top