You are here
Home > Futboll Bota > Vlerësimi i çuditshëm i mesfushorit holandez: Liverpuli kishte nevojë për arrogancën e Shaqirit

Vlerësimi i çuditshëm i mesfushorit holandez: Liverpuli kishte nevojë për arrogancën e Shaqirit

Liverpuli arriti të fitonte me rezultatin 4-1 në javën që lamë pas, ndaj një kundërshtari si Kardifi. Ekipi i Klop u vu disi në vështirësi në momentin kur u shkurtuan diferencay dhe ekipi i Kardifit kërkoi rikthimin e ekuilibrave, por në atë moment do të mendonte Shaqiri për të mbyllur takimin, i ardhur nga stoli.

Në një intervistë dhënë për mediat angleze, mesfushori holandez i Liverpulit, Wijnaldum, shprehet në një mënyrë disi të çuditshme, duke  thënë se Liverpuli ka nevojë për arrogancën e Shaqirit.

“Ai na ndihmoi për të na dhënë ne pak më shumë nga arroganca. Falë Shaqirit ishim më të qetë në lojën tonë për të administruar rezultatin, sepse po na dukej sikur Kardifi do të shënonte edhe golin e dytë, për të prishur gjithçka kishim ndërtuar”, tha Wijnaldum. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top