Me shumë ritëm nisi kampionati në Belgjikë për Gurin, që u kthye në futbollistin më produktiv të Ostendes në pak kohë. Futbollisti shqiptar po arrinte të gjente shpesh rrjetën, ndërsa kthehet edhe në lojtarin asist për shokët e skuadrës.
Megjithatë, gjërat ndryshuan vetëm brenda pak kohësh. Tashmë Guri po konsiderohet gjithmonë e më tepër si një lojtar stoli, duke qëndruar edhe në këtë javë për 90 minuta në pankinë. Në ndeshjen që Ostende barazoi pa gola në transfertë ndaj Lokeren, sulmuesi shqiptar nuk u morr në konsideratë nga trajneri.
Vetë tekniku i klubit belg është shprehur se nuk ka zgjedhje në sulm ,ndërsa në takimin e sotëm, si rrallëherë vendosi të mos kryente asnjë zëvendësim, duke treguar edhe njëherë mungesën e vlerësimit për pankinën.
Panuçi në ndeshjet e fundit të tetorit, vendosi që të lërë jashtë listës Gurin, ndërsa tashmë është Ostende që po vepron thuajse në të njëjtën mënyrë. /Shqiperia.ch/