Një rastësi e bukur, por që tregon edhe aq shumë për aftësitë që zotëron Bastien Toma. Flasim për një futbollist shqiptar që aktivizohet me grupmoshat e Zvicrës dhe është nga më të mirët në kampionatin zviceran.
Të njëjtën magji që Toma dhe Lenjani bën ndaj Xamax, këtë herë e përsërisin ndaj kampionëve në fuqi të Zvicrës, Young Boys. Futbollisti 19-vjeçar nxjerr një top si me magji pas shpinës së kundërshtarëve, ndërsa Lenjani që nuhat gjithçka shkon për të goditur topin dhe për ta dërguar drejt rrjetës.
Hera e dytë kjo me të njëjtën histori, Sioni është duke “fluturuar” me trajnerin e ri, që e ka rikthyer mesfushorin e Shqipërisë si titullar. Megjithatë ka ende minuta loje, ndërsa Sioni po befason në transfertë duke kryesuar me rezultatin 0-2 ndaj Young Boys. /Shqiperia.ch/
Encore une magnifique passe de Bastien Toma pour Lenjani #fcsion pic.twitter.com/51HdEC0v3a
— Lucas ?? (@Lucasisback1909) October 27, 2018
Neuchâtel Xamax et Sion dos à dos à la mi-temps: alors que les Valaisans ont ouvert le score par Lenjani, les Neuchâtelois sont revenus grâce à Nuzzolo. #XAMSIO #Xamax #Sion #TeleclubSports pic.twitter.com/9FuNrtPTn4
— Teleclub Sports Romandie (@TeleclubSports) October 7, 2018