
Marku do të vazhdojë të luftojë për të mbajtur rekordin pa humbje, por tashmë jo më në botën e MMA, por në atë të boksit, teksa ka planifikuar të bëj debutimin e tij në dhjetor.
Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin e Anglisë, “Londër”. Pak kohë më parë, Marku shprehej se dëshira e tij më e madhe ishte të ndeshje me Mc Gregor, ndërsa tashmë është duke ndjekur hapat e irlandezit.
Të njëjtën gjë bëri edhe Mc Gregor, teksa humbi në atë duel ndaj Mayweather. Nga ana tjetër, Marku nuk njeh asnjë humbje në karrierën e tij, megjithëse emrat e kundërshtarëve që është ndeshur kanë hapur gjithmonë diskutime. Por ajo që duhet theksuar, është fakti se ky njeri ka mbajtur gjithmonë me krenari flamurin shqiptar. /Shqiperia.ch/