You are here
Home > Kryefaqja > Rikthimi i çuditshëm i Berishës, kundërshtarit i mungon një… formacion

Rikthimi i çuditshëm i Berishës, kundërshtarit i mungon një… formacion

Ditën e sotme skuadra e Atalantës ku pritet të luajë nga minuta e parë edhe gardiani kuqezi, Etrit Berisha, përballet kundër Parmës. Një ndeshje e veçantë kjo ku skuadra e Bergamos ndeshet me një ekip që ditën e sotme i diskutohen 9 mungesa kryesore, pra thuajse një formavion.

Parma duket se do të luajë me një pjesë të mirë të stolit, ku penalizimet dhe dëmtimet në këtë sfidë janë të shumta. Mesa duket Atalanta ka një ndeshje të lehtë në letër, ku e favorizojnë edhe mungesat në rradhët e kundërshtarit. Ajo çka ka më rëndësi sot, është se për herë të parë pas shumë kohësh rikthehet legjionari i Kombëtares, Etrit Berisha. Më në fund trajneri bergamas i është sosur durimi me portierin  tjetër, Golini dhe ka vendosur që të rikthejë Berishën në katërkëndëshin e portës.

Kujtojmë që sfida mes Atalantës dhe Parmës  luhet ditën e sotme në orën 15:00. Skuadra e Atalantës gjendet në vendin e 15 me vetëm 9 pikë, ndërsa ajo e Parmës  në vendin e 10 me 13 pikë. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top