Ledian Memushaj ende nuk ka shënuar gol në tetë ndeshjet e para të Seria B. Por, mesfushori vlonjat ka një statistikë më të mirë thuajse nga të gjithë futbollistët e tjerë. Nëse u bazohemi shifrave, Memushaj jep asist thuajse çdo dy ndeshje.
Në tetë të tilla ka realizuar praktikisht katër asist, duke qenë lojtari i vetëm në Seria B me shërbime të tilla. Memushaj është rritur me futbollin italian dhe di të përshtatet mjaft mirë në lojën e tij organizuese.
Ndonëse në Kombëtare mesfushori ishte në ditët e tija më të këqija, në shtetin fqinjë duket se situata e Ledianit është më e normalizuar. Ndërkohë Pescara ndodhet në vendin e parë me 18 pikë në renditjen e përgjithshme./Shqiperia.ch/