Aspak i qartë në atë që thotë, por trajneri Gasperini duket se jo më kot ndodhet në një krizë nga e cila nuk po gjen shpëtim gjatë këtij sezoni në “Seria A”.
Trajneri i Atalantas e ka lënë në stol Etrit Berishën thuajse që nga fillimi i këtij kampionatit, duke i çuditur të gjithë. Në vendin e tij është futur një gardian i ri, Gollini. Arsyeja e largimit të Berishës? E çuditshme duket, por nëse të gjitha skuadrat që luajnë në elitë, kanë një portier titullarë që nuk ndryshon, Gasperini ka një tjetër ide: “T’i përdorim të dy”.
“Me shumë mundësi do e ndryshojmë portierin ndaj Parmës. Tani është rradha e Berishës, sepse Gollini i ka bërë shumë ndeshje për Atalantën në këtë sezon”, ishte konstatimi deri diku i pakuptueshëm i Gasperinit, duke mos marrë për bazë e duke mos thënë thuajse asgjë, për nivelin që të dy këta portierë zotërojnë në diferencë nga njëri-tjetri. Mjafton që përdoren të dy këta portierë, megjithëse shkëputja jashtë formacionit për disa kohë, është humbje nga forma për secilin prej tyre. /Shqiperia.ch/