You are here
Home > Kombëtarja > Dolën nga binarët me Grezdën, në Skoci bëjnë prapakthehu: Më qetë, por kohë deri në dhjetor

Dolën nga binarët me Grezdën, në Skoci bëjnë prapakthehu: Më qetë, por kohë deri në dhjetor

Një skenë tërësisht e evitueshme ishte ajo e ditës së djeshme për tifozët e Rangersit, që iu vërsulën Eros Grezdës, për një rast të humbur në sekondat e fundit, ndoshta edhe me pak padrejtësi.

Futbollisti shqiptar nuk arriti të dërgonte në rrjetë një mundësi të mirë nga brenda zonës në momentin e fundit të takimit ndaj Spartakut të Moskës, që do të ishte edhe goli i avantazhit dhe zhbllokimit të rezultatit. Kjo ndikoi që të gjithë tifozët e klubit të njohur skocezë, të shfrynin ndaj Eros Grezdës.

Megjithatë, e tepruar ishte situata pasi flasim për një mundësi që mund ta kishin humbur edhe shumë futbollistë të tjerë të njohur. Gjatë ditës së sotme, teksa e gjitha ajo se çfarë ndodhi dje shihet me gjakftohtësi, skocezët e pranojnë gabimin e tyre.

Grezda vjen nga një dëmtim dhe ka nevojë për pak më shumë kohë dhe mundësi, e megjithatë kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Lojtari shqiptar duhet të tregojë sesa i vlen lëkura deri në janar, për të qëndruar në këtë skuadër. Në këtë vijë mendimi ishin shumë tifozë në “Twitter”, por edhe faqe të njohura të klubit të Rangersit, që mblidhen mbështetësit e kësaj skuadre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top