Gjatë ditës së sotme është luajtur edhe takimi i Shqipërisë U-17 kundër Norvegjisë U-17, e cila u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe përfundoi me rezultatin 1-3. Përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit të të rinjve. Ndeshjen e parë kuqezinjtë e kanë humbur me rezultatin 6-0, ndaj skuadrës së Çekisë.
Ashtu siç edhe pritej, një farë autokritike ka ardhur nga djemtë e Mustedanagiç, që kanë treguar një tjetër “fytyrë” nga ajo e pak ditëve më parë. Të pakëta kanë qenë rastet kur kundërshtari na ka vendosur në vështirësi, ndërsa nuk kanë munguar momentet tona të rrezikshme në portën kundërshtare. Megjithatë norvegjezët do të kalonin në avantazh me një penallti në sekondën e fundit të lojës.
Ata do të shënonin sërish në pjesën e dytë me anë të Oppegard, ndërsa Gjini do të ngushtonte shifrat në minutën e 80. Ky ishte goli i parë në këto kualifikuese për kuqezinjtë tanë dhe ndihmon shumë për moralin e skuadrës, në ndeshjen e fundit që do të zhvillojë ndaj Azerbajxhanit, për t’u larguar me pikë. Në momentin kur të gjithë futbollistët tanë ishin të hedhur në sulm për të barazuar rezultatin, atje erdhi edhe goli i tretë i Norvegjisë në aksionin e fundit, për të mbyllur historinë e takimit.
Këtu duhet të theksojmë faktin se jemi me një lojtar më shumë, pasi Tveiten u ndëshkua me të kuq në minutën e 75. Forcë, karakter dhe shumë dinjitet, Shqipëria U-17 mposhtet nda Norvegjia me shumë mund. /Shqiperia.ch/
Norvegji-Shqipëria U-17 3-1 (Geelmuyden p’ 46′, Oppemgramd 60′, 93’/ Gjini 80′)
KK: Tvetiten 75′
Shqipëria: Ceka , Shehi, Preka, Smajlajm, Ismaili. Mitaj, Gjini, Kuqi, Sulovari, Cahani, Papa
Norvegjia: Stople, Vallotto, Jansen, Henriksen. Tveiten, Skrogstand, Aarstand, Molderstand, Oppemgramd, Ekesberg, Geelmuyden.