You are here
Home > Bundesliga > Bëri shembull Mavrajn në Gjermani, largimi dëshpërues i Titz nga Hamburgu: E kush e mendoi…

Bëri shembull Mavrajn në Gjermani, largimi dëshpërues i Titz nga Hamburgu: E kush e mendoi…

Ish ekipi i Mërgim Mavrajt, Hamburgu, vitin që shkoi ra nga kategoria e elitës gjermane. Një gjë kjo që nuk u prit mirë nga tifozët dhe nga bordi drejtues i ekipit gjerman, duke shkarkuar menjëherë trajnerin. Në krye të skuadrës aso kohe ishte gjermani Titz, i cili nuk mundi dot të ngrinte në “sipërfaqe” klubin e bluve të Hamburgut

Përsa i përket legjionarit të Kombëtares, Mërgim Mavraj ishte gjithmonë titullarë, por në  fundin e sezonit Titz, e la në pankinë. Kulmi me qendërmbrojtësin kuqezi ishte kur e përjashtoi nga ekipi duke e dërguar tek të rinjtë, ku për ish trajnerin gjerman, arsyjet për këtë gjë ishte forma fizike e dobët e lojtarit. Në Gjermani situata e Mavrajt, bëri shumë jehonë dhe ku komentua gjërë, pasi edhe mbrotësi atë kohë e cilësoi trajnerin e tij si një njeri të pashpirtë.

Ditën e djeshme Titz, është shprehur në mediat gjermane se qyteti dhe klubi i Hamburgut ka qënë shtëpija e tij dhe se koha e kaluar atje ishte më e bukura në jetën e ish trajnerit.

“Qyteti i Hamburgut ka qenë shtëpia ime për 3 vite e gjysmë. Kush e kishte menduar këtë?! Kam punuar me U-17 dhe U-21 dhe strategjia e zhvillimit ishte pjesë e filozofisë. Në mars, mu dha mundësia të marr ekipin e parë. Ishte një kohë shumë e ngarkuar dhe e bukur për mua dhe familjen time. Dua t’i uroj Hamburgut të arrijë realizimin e objektivave”, u shpreh Titz. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top