You are here
Home > Kombëtarja > Mund të quhet i falur! Basha u tregon sakrificën grekëve: Dola kundër mjekëve, vetëm për të luajtur!

Mund të quhet i falur! Basha u tregon sakrificën grekëve: Dola kundër mjekëve, vetëm për të luajtur!

Basha ka qenë një nga futbollistët më të dobët në derbin mes Arisit dhe Paokut, sfidë kjo e përfunduar me rezultatin 1-2. Mesfushori shqiptar doli nga fusha e lojës në pjesën e dytë, ndërsa zhgënjeu jo pak tifozët e Arisit me paraqitjen e tij.

Megjithatë, duhet theksuar fakti që flisnim për një lojtar i cili ishte në dyshim për derbin, pasi vinte nga një dëmtim me Shqipërinë. Këtë e ka pohuar edhe vetë Basha për mediat greke, në ditën e djeshme, duke u shprehur se ka dalë edhe kundër mjekëve vetëm për të mos e humbur takimin me Paok.

“Unë ndihem më mirë tani, pasi ka kaluar edhe një javë nga ai shqetësim që kisha ndjerë. Doktorët e skuadrës mua më thanë që të qëndroja dy javë jashtë fushave të blerta, por unë nuk doja ta humbja për asnjë arsye derbin. Më vjen keq që humbëm, sepse i kishim shanset për të kaluar në avantazh”, u shpreh Basha, që mund të quhet i falur edhe nga tifozët e Arisit, pas kësaj sakrifice të dëshmuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top