Dy raste identike, në dy takime të ndryshme dhe në të dyja Eros Grezda zhgënjen me finalizimin e tij. Në takimin mes Shqipërisë dhe Jordanisë, e përfunduar pa gola, mesfushori skocez humbi një rast fatal brenda zonës.
Pas një pasimi të ardhur bukur nga krahu i djathtë, Grezda do të lirohej bukur në zonë dhe i vetëm përballë portierit do të gjuajë topin atje ku nuk ndodhej askush. Por pavarësisht këtij goli të falur, tifozët shqiptarë nuk do të ndiheshin shumë për të, pasi të gjithë i dinë cilësitë e Grezdës.
Por situatë nuk mund të përsëritet në Skoci. Në të njëjtën situatë, lojtari i Shqipërisë ndodhej brenda zonës dhe nuk arriti të konkretizonte në mënyrën e duhur, duke e dërguar topin mbi traun e portës. Por nëse në rastin e Kombëtares Grezda do të gjendej krejtësisht i lirë për të dërguar topin në rrjetë, këtë herë futbollisti kishte disi edhe pengimin e rrezes me një futbollist kundërshtar që vinte me shpejtësi për ta mbyllur.
Ndryshe nga tifozët shqiptarë, në Skoci kanë pak njohuri të faktuara për potencialin e Grezdës. Shumë tifozë janë sulur në “Twitter”, për të “masakruar” futbollistin tonë për atë rast të humbur. Leksioni numër një i marrë nga Grezda në barazimin pa gola mes Rangersit dhe Spartakut të Moskës, duhet të paguhet çmimi i tokës së huaj, skocezët nuk janë si shqiptarët. /Shqiperia.ch/
Grezda should’ve won us the match there. pic.twitter.com/7OAH57ZF6p
— Morelos Loyal? (@going_for55) October 25, 2018