Ditën e sotme luhen sfidat e rradhës për kompeticionin “Europa Ligë”. Kjo ditë është një gjë e zakontë për futbollin europian, ndërsa në Shqipëri është një datë historike.
Për herë të parë në një nga kopeticionet më të mëdha të UEFA-s dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një ndeshje të këtij rangu do e arbitrojë gjyqtari i vetëm shqiptar me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Ky i fundit me gjithë asistentët e tij ditën e sotme vendosin një rekord personal dhe kombëtar për fushën e arbitrimit. Enea Jorgji do të që gjykojë ndeshjen luhet në Qipro, midis Aek Larnaca kundër Ludogorec. Kjo është hera e parë që një arbitër shqiptarë arrin të gjykojë një ndeshje të rangut të tillë.
Kjo sifdë luhet në orën 18:55, teksa pritet një përballje e luftuar, pasi të dyja këto ekipe gjenden me 0 pikë, dhe një fitore të njërës, tjetra mund të jetë automatikisht e eleminuar./Shqiperia.ch./