Vetëm dy ndeshje janë duke u luajtur aktualisht për ditën e mërkurë në “Champions League”, teksa supersfidat i përkasin orës 21:00.
Por sa i përket futbollistëve shqiptarë që kishin mundësi për të qenë protagonist në këtë mbrëmje, ka befasi në formacionet e ekipeve respektive, të Liverpulit dhe Napolit. Kështu, Hysaj do ta nis nga stoli takimin ndaj PSG-së, duke konfirmuar zgjedhjet alternative që Ançeloti kërkon herë pas here tek italianët.
Nga ana tjetër, nga minuta e parë do të jetë Xherdan Shaqiri ndaj Crevena Zvezdës. Të gjithë janë me sytë tek ky takim, për të parë nëse mesfushori shqiptar do arrijë të shënojë, e për më tepër për të ndjekur festën e tij. Ajo në Rusi na ngazëllehu jo pak. /Shqiperia.ch/