You are here
Home > Kombëtarja > Mirënjohja është cilësi! Në Shqipëri e kanë vetëm të dëgjuar: Do të përplasen sërish te Abazaj!

Mirënjohja është cilësi! Në Shqipëri e kanë vetëm të dëgjuar: Do të përplasen sërish te Abazaj!

Mirënjohja e dallon një qënie njerëzore, nga ato të tjerat që mbart toka. E megjithatë, jo të paktë janë ata njerëz në Shqipëri, që këtë fjalë vetëm e kanë të dëgjuar, sepse nuk e zotërojnë si virtyt.

Vetëm përpara pak muajsh, të gjithë ishin pas Kristal Abazajt. Një futbollist që kishte dalë nga pritshmëritë e të gjithëve, po shënonte nga të gjitha mënyrat. Me zbritje nga porta në portë e bëri ndaj Partizanit, ndërsa edhe gjetja e rrjetës me gjuajtje nga distance, ndodhi jo pak herë me Luftëtarin në Superiore.

Një “Kristal” që i dha aq shumë kampionatit shqiptar në sezonin e shkuar, që të themi të drejtën, është “i varfër” për lojtarë të tillë. E menjëherë pasi Abazaj kalon një situatë të vështirë, ky moment mjafton për ta vendosur futbollistin pas murit, e për të lëshuar një breshëri “fjalësh” në drejtim të tij.

Thonë se fjala ndonjëherë vret më shumë se plumbi, e kjo nuk është pak. Pavarësisht detyrës kryesore që mediat kanë për të pasqyruar situatën, e realisht ajo e Abazajt nuk është aspak e mirë, diçka duhej të ndryshonte. Në këto momente nuk duhej të mungonin edhe fjalët apo shkrimet përkrahëse për lojtarin, që tashmë e ka nevojë për një dorë, pas gjithë atij potenciali dhe spektakli të treguar gjatë gjithë këtyre kohëve.

Por jo, mungojnë në Shqipëri. Mungojnë sepse e rëndësishme për ne është të ngrihemi duke përdorur vetëm fjalë goditëse mbi dikë tjetër. Sinqerisht, njerëzit janë të lodhur me këtë gjë, njerëzit janë të lodhur me kritikat e të gjithëpushtetshmëve, që bëjnë ndaj personazheve të caktuara.

Jo i largët do të jetë momenti kur Kristal Abazaj do të ringrihet për të shkëlqyer edhe njëherë, e për të marrë përsipër ngritjen e emrit të Shqipërisë, pasi për potencialin që ai zotëron të gjithë jemi të vetëdijshëm. E atëherë, kush prej mediave do të ketë moral për të ngritur këtë njeri në piedestal? Sigurisht asnjë, por jemi mësuar që shpeshherë të pamoralshmit janë ata që të japin moral në Shqipëri. Kristali mbetet i shqiptarëve, zgjimi i tij është vetëm çështje kohe. Panuçi do e kritikonte për më tepër punë gjatë konferencës përpara ndeshjeve me Izraelin dhe Skocinë, e për këtë është i ndërgjegjshëm edhe vetë futbollisti në fjalë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top