You are here
Home > Futboll Bota > Është me fat! Strakosha ulet në stol, Proto ka një mision më të rëndësishëm ndaj Marsejës

Është me fat! Strakosha ulet në stol, Proto ka një mision më të rëndësishëm ndaj Marsejës

Ditën e nesërme luhet sifda mes Olimpik Marsej kundër skuadrës së gardianit kuqezi, Thomas Strakosha. Në mediat italiane thuajse është zyrtarizuar që Strakosha mungon sërisht në përballjet e “Europa Ligë”, ku trajneri i të kaltërve, Simone Inzaghi në këtë kompeticion preferon belgun, Silvio Proto.

Është pikërisht portieri i dytë i Lacios i cili ka luajtur edhe në sfidat e tjera të “Europa Ligë” këtë sezon, do të jetë sërisht nesër titullarë. Silvio Proto kërkon hakmarrje ditën e nesërme kundër skuadrës së Marsejës, ku këta të fundit sezonin e shkuar mposhtën ekipin e Ostendes, ndërsa Proto atë sfidë pësoi 4 gola nga francezët. Mesa duket portieri belg kërkon hakmarrjen, por tashmë me një klub tjetër siç është Lacio, pasi kundërshtari francezë i mohoi më parë pjesmarrjen në “Europa Ligë”.

Kjo është mundësia më e mirë për të, pasi mund të jetë hera e fundit për të kërkuar një hakmarrje kundrejt francezëve të Marsej, pasi duke parë formën e Strakoshës, portieri belg duhet të ndihet me fat që është titullarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top