You are here
Home > Futboll Bota > Gjermanët flasin për talentin shqiptar më në zë: U mbylli karrierën dy lojtarëve të Leverkusenit

Gjermanët flasin për talentin shqiptar më në zë: U mbylli karrierën dy lojtarëve të Leverkusenit

Florent Muslija është futbollisti shqiptar më në zë në Gjermani, teksa ajo që ka bërë ky futbollist në pak kohë, është një fantazi që mund të përsëritet nga pakkush.

Fillimisht do të vinte një gol nga brenda zone në debutim me Hanoverin ndaj Frankfurtit, përpara se futbollisti të tregonte pak nga klasi i tij me fanellën e Gjermanisë U-20, në atë fitore ndaj Zvicrës U-20. Një goditje dënimi perfekte pranë zonës, do të ishte realizimi i duhur i Muslijas.

Nuk kaloi shumë kohë dhe çmenduria e vërtetë, ishte ajo që Muslija dhuroi ndaj Leverkusenit. Teksa flitej për një distancë rreth 27 metra, Muslija do të ndalte topin në rrjetë. Askush nuk mund ta besonte, ndoshta as pak sekonda pasi topi kishte hyrë në rrjetë, por ky është Muslija, thjeshtë i mrekullueshëm.

Tashmë “Sportbuzzer” i është rikthyer atij takimi, duke u shprehur se futbollisti shqiptar ka “mbyllur” edhe dy karriera, atë të Weiser dhe Brandt, futbollistë këta që aktivizohen me Leverkusenin. Driblime, spektakël dhe një mënyrë loje që preferohet aq shumë nga tifozët, Muslija gjithmonë i kalonte këta lojtarë, në atë mënyrë që kundërshtarët e tij nuk e  kuptonin se ku gjendej topi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top