
Përveç takimit që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Skocisë, të vlefshëm për “Ligën e Kombeve”, kuqezinjtë do të kenë edhe një miqësore të rëndësishme në nëntor.
Këtë herë nuk flitet për kundërshtar modestë, por të një niveli të lartë. Kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Uellsit, në një ndeshje që do të kuptohet shumçka për gjendjen e futbollistëve tanë. Yjet e skuadrës së Uellsit do të zbresin në Shqipëri, të kryesuar nga Gareth Bejl, por kjo nuk është arsyeja se përse tifozët duhet të jenë në stadium.
Futbollistët e Shqipërisë kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve të tyre në stadium dhe ata duhet të gjenden atje. FSHF ka bërë publike edhe listën e çmimeve të biletave, të cilën e gjeni më poshtë. /Shqiperia.ch/