Lojtarët shqiptarë më në zë të momentit në kampionatin e “Bundesligës”, që akoma nuk kanë vendosur për se kë Kombëtare do të luajnë janë: Rexhbecaj, Shabani dhe Muslija. Ktëa të tre duket se kanë të gjithë vëmendjen e mediave këtë peridhë, pasi paraqitjet e tyre kanë bërë jehonë në Gjermani por jo vetëm. Por sa është mundësia që të zgjedhin Kombëtaren tonë këta lojtarë ?
Një një intervistë për Shqiperia.ch, ish legjionari i kuqezinjve, Altin Rraklli, është shprehur se lojtarë të tillë, vijnë tek Shqipëria nëse nuk kanë mundësi tek ndonjë Kombëtare tjetër, si Zvicra, Gjermania, etj. dhe se e shohin skuadrën e kuqezinjve si ndonjë mundësi të dytë. Kjo gjë duket se po praktikohet shpesh nga lojtarët që janë në fillimet e karrierës së tyre.
Florent Muslija është vetëm 20 vjeç dhe luan tek klubi i Hanover 96. Gjithashtu ai është pjesë e ekipit të Gjermanisë U-20, ku me këta të fundit duket se është një lojtarë i pa diskutueshëm, ku konsiderohet edhe si motori i mesfushës gjermane. Elvis Rexhbesaj është 20 vjeç dhe luan tek ekipi i Ëolfsburgut, ku me minutat që po i jepen po afrimohet akoma edhe më shumë. Përsa i përket Meritan Shabanit janë vetëm çështje javës që ta shikojmë tek ekipi i parë I Bajerni I Mynihut. Shabani gjithashtu si Muslija është pjesë e skuadrës së Gjermanisë U-20.
Dilemë për këta futbollistë është se cilën Kombëtare do të zgjedhin që të jenë pjesë. Do të zgjedhin skuadrën e Shiqpërisë, vendin e origjinës së tyre, apo do të zgjedhin ndonjë Kombëtare tjetër për të bërë karrierë? Ndonëse kjo gjë nuk ka marrë akoma një përgjigje zyrtare, në Shqipëri mund të ketë akoma shpresë se një ditë këta lojtarë, por jo vetëm, do të kthehen aty ku kanë vendin. Dëshira e Shqipërisë është e madhe për t’i patur këta lojtarë në gjirin e tyre, ndonëse kjo gjë është në dorë të këtyre futbollistëve dhe në fund zgjedhja mbetet e tyre. /Shqiperia.ch/