You are here
Home > Boks > I detyruar nga “shqiponja”, McGregor del nga vetja dhe jep sqarime: Gabimi im

I detyruar nga “shqiponja”, McGregor del nga vetja dhe jep sqarime: Gabimi im

Para pak ditësh Conor McGregor humbi përballjen për titull kampion kundër Khabib Nurmagomedov, ose i ashtëquajturi “shqiponja”, ku ky i fundit arritit ta mposhte irlandezin me dorëzim në raundin e katërt. Rusi Kahbib u rishpall kampion bote, duke mos marrë asnjë humbje deri më tani në karrierën e tij.

Përsa I përket irlandezit McGregor, ditën e djeshme ka bërë një shpjegim se cilët ishin arsyejet se pse nuk arrriti të fitonte kundër Khabib. Ai ka postuar në rrjetin e tij social një shkrim të plotë, duke e analizuar nga raundi i parë deri në momentin e humbjes së tij.

 

Një dalje kjo nga natyra e Conorit i cili nuk e ka për zakon që të pranojë humbjen apo të japë shpjegime duke marrë përsipër edhe gabimet e tij. McGregor është nga ata luftëtarë të cilët vështir se mund të pranojë gabimet apo të ulin kokën dhe të pranojnë rezultatin. Si rrallë herë, këtë gjë ai e bëri nëpërmpjet një postimi në rrjetin social “Instagram”. /Shqiperia.ch/

Raundi 1. Unë besoj nga një pikëpamje sportive, rundi 1 ishte i tij. Nga pikëpamja e luftës rundi i parë ishte i imi.

Kisha gjuajtjet dhe një gatishmëri për t’u angazhuar. Gjunjët në kokë në gjuajtjet e ulëta. Bërryla në çdo pjesë dhe të gjitha të kordinuara. Kundërshtari vetëm duke mbajtur këmbët kundër pengesës për pothuajse të gjithë rundin.

Raundi 2. Ai vrapon rreth kafazit para se të lëshonte një gjuajtje të djathtë që ndryshoi rrjedhën e rundit dhe luftën. Ishte një goditje e bukur. Pas goditjes unë u tërhoqa përsëri për t’u angazhuar në çast.

Ky është sport dhe kjo ishte një lëvizje e mençur që çoi në një rund dominant, kështu që nuk ka problem. Lojë e mirë. I dhashë të drejtën e tij duke mos luftuar aspak në përgatitje. Sulmova vetëm me kapjet / shtrëngimet. Kjo nuk do të ndodhë përsëri.

Raundi 3. Pas rundit më të keq të karrierës sime luftarake, unë kthehem dhe fitoj këtë rund. Përsëri në këmbë dhe duke u nisur përpara, dhe i gatshëm për të luftuar.

Raundi 4. Rimëkëmbja ime nuk ishte aty ku mund të kishte qenë. Ky është faji im. Ndonëse fitova shkëmbimet e hershme në rundin 4, ai sulmon sërish dhe unë përfundoj në një pozicion të keq.

Unë punoj për të rimarrë pozicionin dhe përfundoj në këmbë, me shpinë në gardh. Një pozitë e qëndrueshme. Këtu megjithatë, kam bërë një gabim kritik në këtë kohë vendimtare, duke u ekspozuar nga prapa.

Çfarë mund të them? Ishte një luftë e madhe dhe ishte kënaqësia e imja. Unë do të kthehem me besimin tim të lartë. Plotësisht i përgatitur. Nëse do të ketë rimeç menjëherë, nuk ka problem. Do të takohem me të tjerët në radhë. Gjithsesi unë jam gjithnjë i gatshëm. Shihemi së shpejti tifozët e mi të luftimeve, ju dua të gjithëve.

https://www.instagram.com/p/BpQwHF4g3re/?utm_source=ig_embed

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top