You are here
Home > Futboll Bota > Strakosha nën radarët e Interit, zikaltërit fillojnë të “fërkojnë duart” për gardianin

Strakosha nën radarët e Interit, zikaltërit fillojnë të “fërkojnë duart” për gardianin

Në merkaton e ardhshme, në portën e Interit pritet një ndryshim. Përsa i përket portierit zikaltër, Handanoviç, me shumë mundësi do të braktisë Interin, pasi edhe mosha e tij tashmë është e konsiderueshme. Kështu që menjëherë në kampin zikaltër projektohet një pasardhës i ri i Handanociç.

Pikërisht synimi kryesor i Interit të Milanos është gardiani i Kombëtares tonë  Thomas Strakosha. Sipas medias italaiane “Calciomercato.it”, drejtuesit ziklatër janë vënë në lëvizje që në këtë moment, për të marrë shërbimet e elegjinarit që luan tek ekipi i Lacios. Kujtojmë që nuk është hera e parë që Interi shfaq interes për Strakoshën, ku edhe në verën që shkoj u përfol se kishte edhe një ofertë seripoze për skuadrën e Lacios, që ekipi i Milanos të marrete shërbimet e tij.

Mesa duket Thomas Strakosha po kthehet në një modë përsa i përket zërave të merkatos, ku me paraqitjet e tij, shumë skuadra janë vënë në lëvizje. Ajo çka tjetër e favorizon gardianin kuqezi, është edhe mosha e tij e re, ku me të në skuadër porta është e siguruar për shumë vite. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top