Në javën e shkuar në Kroaci, është luajtur edhe derbi, atje ku Lokomotiva e Zagrebit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Hajdukut të Splitit. Në këtë takim protagonisti dhe heroi kryesor ishte Myrto Uzuni, me një gol të shënuar, por edhe me një asist të dhënë për shokun e skuadrës.
Gjatë gjithë takimit, futbollisti më në formë i Shqipërisë, ka dëgjuar këngët që tifozët kundërshtarë kishin kundrejt serbëve. Grupimi i Hajdukut, “Torçida”, një nga më të zjarrtët në llojin e tyre, bashkoheshin në parrullën e tyre: “Ne kroatët i themi jo verës, por pijmë gjakun e çetnikëve nga Knini”, zonë kjo e fundit në të cilën është krijuar më herët Republika e vetëshpallur e krahinës serbe. /Shqiperia.ch/