Përpara syve të tifozëve të Serbisë në Botërorin e Rusisë festoi me shqiponjë, ndërsa në këpucët e tij mban Kosovën. Kur pyetet në lidhje me ndeshjen ndaj Crevena Zvezdës, Shaqiri “i injoron” thjeshtë në intervistën e tij për ”LiverpoolEcho”: “Vetëm një ndeshje normale për mua. Nuk ka asgjë tjetër, sporti nuk është politikë”.
Kjo lloj diplomacie e mesfushorit shqiptar, i xhindos akoma edhe më shumë njerëzit dhe ambientin sportiv në Serbi. “Kurir” i ka konsideruar këto fjalë të Shaqirit, si një tallje për futbollin. Në artikullin kushtuar për të, media serbe nuk ka lënë pa përmendur faktin se futbollisti i Liverpulit ka festuar me shqiponjë disa kohë më parë përpara tyre, ndërsa mban edhe flamurin e Kosovës në takat e tij. E në fund? Sporti nuk është politikë!
Diplomaci “therrëse” që vret më shumë se çdo fjalë tjetër, të paktën në Serbi e përjetojnë në të tillë mënyre. Në fund të shkrimit, “Kurir” tregon se Shaqiri do të jetë i pranishëm ndaj Crevena Zvezdës në Beograd, por duhet të përgatitet pasi nuk do të kalojë një kohë të mirë aty duke u nisur nga të gjitha këto situata që do të ndikojnë jo pak në sjelljen e tifozëve ndaj këtij lojtari. /Shqiperia.ch/