You are here
Home > Kombëtarja > Burimi i mesfushës ka shteruar, dikur De Biazi i falej vetëm atij

Burimi i mesfushës ka shteruar, dikur De Biazi i falej vetëm atij

Në Kombëtare para pak muajësh kishim një gladiator të heshur të mesfushës. Nuk kishte kundërshtime nëse luante në të tre pozicionet e mesi të fushës, para mbrojtjes, në mbrojtje përkrah Mavrajt apo edhe duke bërë rolin e trekuartistit. De Biasi në atë kohë nuk e kishte problem mungesën e një lojtari në mesfushë, mjaftonte të kishtë Kukelin dhe trajneri ishte i qetë.

Ai mund të bënte gjithçka dhe pa shumë zhurmë. Ishte ndër të paktët lojtar që mund t’i gjeje lehtësisht foto, pasi Kukeli qendronte larg tekonlogjisë dhe rrjeteve të saj sociale. Emrin e tij e dëgjohej të nesërmen pas çdo ndeshje si lojtari më i mirë i Kombëtares, duke marr vlersime edhe nga tekniku italian. Në Francë luajti dy nga tre ndeshjet zyrtare të europianit 2016.

E vetmja kujtesë pozitive që tifozët mbajnë mend. Më pas Kukeli nisi të “zhdukej”. Dëmtimet bën tyren, por edhe tek Zyrihu mesfushori shqiptar nisi të zvendësohej. Sot “burimi” i mesfushës së Kombëtares duket se ka shteruar. Në planet e Panuçit, 34 vjeçari as që diskutohet e aq më tepër tek Sioni.

Skuadra zvicerane në sezonin 2017/2018 e aktivizoi vetëm dy ndeshje, ndërsa në sezonin e ri, Kukeli është ende jashtë fushave me 0 minuta. Lojtar si ai mund të luanin deri në 40 vjeç pa të vetmin problem, por fati nuk u tregua aq dashamirës me Burim Kukelin./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top