You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë të dashuruar pas “qenit të mesfushës”, Inzaghi: Unë e doja në ekip që kur ma dha Tare

Të gjithë të dashuruar pas “qenit të mesfushës”, Inzaghi: Unë e doja në ekip që kur ma dha Tare

Valon Berisha ishte protagonist ditën e djeshme me ekipin e tij të Lacios, pasi arriti të fitonte një 11-metërsh ku e shndërroi në gol italiani Imobile. Pas ndeshjes lojtari dardanas mori shumë komente pozitive,  pasi me hyrjen në fushë të tij, gjërat për ekipin lacial ndryshuan.

Tifozët e Lacios ranë në “dashuri” me Berishën, ku menjëherë filluan ta etiketojnë atë si “qeni të mesfushës”, për arsyje se është aq i fuqishëm sa t’i kafshojë të gjithë. Gjithashtu edhe numri një i pankinës së të kaltërve, Simone Inzaghi, u shpreh se ndihet shumë i lumtur  që tek ekipi i tij ka një mesfushor si Valon Berisha dhe mesfushori dardanas është nga ata që janë ë aftë të ndryshojnë lojën.

“Duhet durim, Parma ishe e organizuar mirë dhe solide në mbrojtje. Jemi me fat që kemi opsione si Valon Verisha dhe Correa, të cilët vijnë nga stoli rezervë dhe ndryshojnë lojën. Berisha ka kualitete. Kur drejtori sportiv më ka propozuar këtë lojtar, i kam thënë se do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte”, u shpreh Simone Inzaghi për “Sport Italia”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top