Shkëndija e Tetovës ditën e sotme arriti të fitonte derbin e Maqedonisë, kundër Vardarit, me rezultatin 0-2. Golat për tetovarët i kanë shënuar Emini dhe Besart Ibrahimi, teksa Shkëndija me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë.
Ajo çka u vu re në këtë sfidë ishin thirrjet antishqiptare të tifogrupit “Komitëve”, ku këta të fundit shpërthyen në golin parë të shënuar nga Emini. Kjo gjë arriti të ndodhte pas polemikave që u krijuan pas golit të parë të Shkëndijës, teksa lojtarët e Vardarit pretendonin se topi nuk e kishte kaluar vizën.
Reagimi i grupimit të tifozëve të “Komitët” ishte tepër i ekzagjëruar, me thirrjet raciste që nuk përfunduan për asnjë sekondë. Ky veprim nuk është pritur mirë nga shqiptarët dhe nuk është e hijshme për një ekip që ka marrë pjesë edhe në “Europa Ligë”.
UEFA duhet të marrë një vendim për këtë skandal të ndodhur sot në derbin e Maqedonisë midis Vardarit dhe Shkëndijë së Tetovës. /Shqiperia.ch/