Partizani ka barazuar në pjesën ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-1. Golit të Mensah të të kuqve, iu përgjigj në fundin e takimit, sulmuesi i Luftëtarit, Vasil Shkurtaj.
Teksa gjendej i boshatisur në brendësi të zonës, futbollisti i bluzinjve nuk e kishte shumë të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Por spektakli i vërtetë erdhi në mesin e takimit.
Një parashutë me simbolet e Partizanit po fluturonte në stadium, për të ndezur e entuziazmuar tifozët. E bukur për t’u parë dhe një zgjedhje e zgjuar, për të zbukuruar sadopak takimin ndërsa Shqiperia.ch sjellë këtë video të xhiruar me direkt nga stadiumi. /Shqiperia.ch/