Në ndeshje e çmendur mund të cilësohet ajo mes Frosinones dhe Empolit në javën e nëntë të kampionatit italian. Dy skuadrat e vendeve të fundit kahë hapur portat në një takim i cili nuk premtonte shumë në rezultat. Empoli ka arritur një barazim me shifrat 3-3 në një ndeshje ku i kishte të gjitha, autogola, penallti dhe kundërpërgjigjje me gol pas goli.
Nga ana tjetër mbrojtësi shqiptar e ka ndjekur këtë takim nga ekrani. Dëmtimi i marr në ndeshjen ndaj Jordanisë e la jashtë fushës Veselin për të paktën edhe këtë javë. Ende nuk dihet se sa do të mungojë mbrojtësi shqiptar i cili në këtë takim mund të ishte pozicionuar në krahun e majtë të mbrojtjesë. Empoli vijon të mbetet në zonën e kuqe me 6 pikë në nëntë ndeshje./Shqiperia.ch/