
Kjo është historia e djalit i cili është me autizëm, Juliani dhe mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, që nuk mund të qendronte pa e shpërndarë me fansat e tij.
Për herë të parë Xhaka e takuar Julianin kur luante në Glabah, ndërsa nëpërmjet postimit të tij në “Facebook”, futbollisti shqiptar shprehet se energjia që ky fëmijë ka, është një leksion jete për të gjithë ne. Në këtë mënyrë, ai ka ditur ta surprizojë sërish fëmijën e vogël, duke komunikuar me të nëpërmjet një thirrje telefonike.
“Si je burrë i madh? Ti je djalë i fortë, apo jo? Unë do të vij shpejtë të vizitoj ty”, i ka thënë Granit Xhaka.
Nga ana tjetër, Julian i vogël shprehej: “Si je ti Granit? Unë jam në spital. Të pres të më vizitosh. Mami, të lutem, ai është vetëm Granit Xhaka. Mirupafshim djalë i madh, do të shoh shpejt në stërvitje. Ti je një burrë i madh gjithashtu”, tha mes buzëqeshjeve Juliani i vogël. /Shqiperia.ch/