
Në Skoci, Rangers luan këtë javë ndaj skuadrës modeste të Hamilton. Një nga ato ndeshje ku të gjithë mendojnë se në skuadër mund të eksperimentohet sadopak me formacionin e të jepen hapësira për lojtarët e rinj. Por Gerrard nuk mendon kështu pasi çdo hamendësim duhet të justifikohet në fushë e jo jashtë saj. Eros Grezda është dilemma më e madhe e trajnerit anglez. Sulmesi shqiptar duket se ka shtrënguar dhëmb për të arritur formën fizike. 90’ minutat e luajtura ndaj Izraelit e bëj Gerard të mendoj se 23 vjeçari mund të jetë gati edhe për në Skoci.
“Eros Grezda është mirë dhe i gatshëm për të dielën”, tha Gerrard në konferencën për shtyp. Trajneri i bluve nuk foli me siguri të plotë për t’i dhënë disa minuta këtë të diel. Grezda nuk pritet titullar, për të mund të jenë menduar disa minuta por mediat skoceze shohin në vend të tij anglezin Rayan Kent. Të enjten Rangers luan në Europa League, por duket se Gerarrd nuk do të përdorë taktikën e seleksionimit për të mbajtur disa lojtarë të freskët, por pritet t’i hedh ata në formë sa më të karikuar./Shqiperia.ch/
Formacioni i mundshëm Hamilton vs Rangers
Rangers 4-3-3/ MCGREGOR, TAVERNIER, GOLDSON, ËORRALL, FLANAGAN, HALLIDAY, JACK, EJARIA, KENT, MORELOS, CANDEIAS