You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Kosovë nuk ka vetëm përçarje nga media, por edhe shembuj: Prizreni është i Shqipërisë!

Në Kosovë nuk ka vetëm përçarje nga media, por edhe shembuj: Prizreni është i Shqipërisë!

Vetëm pak ditë më parë, “Shqiperia.ch” ishte media e parë sportive që publikoj një skandal të vërtet, që vinte nga Kosova. Gjatë një emisioni të quajtur “Dueli Sportiv”, gazetarja Alba Merovci dhe moderatori i emisionit, nisin ta tepronin disi me fjalorin e tyre kundrejt kombëtares shqiptare.

Alba Merovci: “Sa shumë që e kam ndjekur kombëtaren shqiptare atëherë, megjithëse jam e re në moshë dhe nuk kam shumë kohë si një tifoze futbolli. Po tani po më ndodh e kundërta. Ndoshta kjo nuk më lejohet, sepse punojë edhe në redaksinë e sportit, por ndeshjen e Shqipërisë me Izraelinë as nuk e kam ndjekur fare”.

Moderatori: “Bukur”.

Alba Merovci: “Bukur?”

Moderatori: “Shumë bukur. Po më pëlqen”.

Alba Merovci: “Pse? (qesh) U diskutua gjatë kjo çështje(e Shqipërisë) dhe nuk mendoj se opinioni im do të ketë shumë rëndësi. Ashtu siç tha edhe Albert Bunjaku, ato ishin arsyet që ndikuan në atë humbje ndaj Izraelit. E çfarë të them tjetër?… Po dihet se kush ua ka mbajtur Kombëtaren atyre(qesh)”.

Një komunikim dhe dialog ky, që nuk kishte nevojë për më shumë komente dhe vinte në një nivel të turpshëm, ndërsa brezat e rinjë duhet të edukohen gjithmonë me frymën e bashkimit në flamurin shqiptar. Megjithatë, situata nuk është gjithmonë aq gri sa paraqitet, në mediat në Kosovë nuk ka vetëm përçarje.

Një episod që vlen për t’u theksuar, është ai i ardhur nga Kujtesa Sport 1. Gjatë ndeshjes mes Wolfsburg-Bayern Muchen, komentatori i takimit ishte duke përshkruar talentin shqiptar, Rexhbecaj, me fjalët si më poshtë: “Këtu shohim edhe Rexhbecaj, talentin e lindur në Gjonaj(Prizren) të Shqipërisë”.

Kjo është edukata që duhet t’i jepet audiencës, kjo është edukata që duhet  t’i jepet brezit të ri. Shqipëria dhe Kosova janë një pjesë e vetme, ndërsa shumë faktorë kanë ndikuar që të jemi të ndarë në dy shtete të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk na ndalon në asnjë mënyrë për të thënë të vërtetën e madhe, që i përkasim njëri-tjetrit. Ndërsa në raste të tjera, kur njerëz pa “frena” dhe pa asnjë ide të vetme për delikatesën e temës, të flasin dhe komentojnë gjerësisht në lidhje me Shqipërinë dhe formën e saj të dobët që po kalon, ndoshta është më e mira të censurohet nga vetë televizioni, kjo për të mirën e një kombi dhe shumë njerëzve që bien për këtë flamur, atë kuqezi. Interesat t’i lëmë jashtë në kurriz të njerëzve tanë, lutemi, të paktën vetëm njëherë të vetme në jetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top