You are here
Home > Futboll Bota > Ndryshon nga Kombëtarja, Ndoji është tjetër histori tek italianët e Breshias

Ndryshon nga Kombëtarja, Ndoji është tjetër histori tek italianët e Breshias

Emanuele Ndoj ditën e sotme ka qënë rezultativ me klubin e tij të Breshias. Mesfushori më i ri i Panuçit po tregon një formë të mirë tek ekipi italian, teksa sot ka arritur të dhurojë një assist në golin e barazitit të skuadrës së së tij.

Futbollisti ndonëse është vetëm 26 vjeç, ai po arrin të bëhet deçiziv për ekipin italian të Breshias, teksa tek të kaltërit pas çdo ndeshje po fiton një vend titullari të padiskutueshëm. Kujtoimë që Ndoj ishte pjesë e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit, atë kundër Jordanis dhe kundër Izraelit,  ndërsa u aktivizua vetëm 25 minuta në miqësoren me Jordaninë.

Legjionari po tregon dita ditës se është në formën e tij më të mirë, duke qënë shumë i rëndësishëm për klubin e Breshias. Këta të fundit ditën e sotme arritën një barazim shumë të vlefshme në transfertën kundër Çitadelës me rezultatin 2-2. Megjithatë nëse flasim për Kombëtaren, historia është tjetër pasi Ndoi nuk po arrin të bindë tifozët shqiptar me nivelin e lojës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top