
Në kampionatin anglez ndeshja mes Chelsea dhe Man.United mund të degjeneronte edhe në sherr fizik. Vendasit arritën të barazonin rezultatin, 2-2, në fund të takimit. Festa e bluve të Londrës përfhsiu veç tifozëve edhe stafin teknik të Sarrit. Në një moment njeri prej stafit ka festuar duke parakaluar në pankinën ku Murinjo qendronte me të tijët. Ky xhest aspak në dukje si i qellimshëm ka nervozuar Murinjon.
Ky i fundit është sulur drejt stafit duke tentuar të godas personin që po festonte pranë tij. momentet e kaosit mes dy pankinave zgjatën për disa sekonda duke dhënë ndikim edhe në fushë mes lojtarëve. Është dashur ndërhyrja e stjuartëve për të qetësuar trajnerin portugez dhe ajo e gjyqtarit për të qetësuar lojtarët. Murinjo njihet për karakterin e tij të lëkundur ndërsa ky reagim i sotëm tregon se trajneri nuk është aspak i qetë me punën dhe rezultatet që po merr nga skuadra./Shqiperia.ch