Reali i Madridit dhe Levante janë duke u ndeshur në ditën e sotme, në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll.
Rezultati është në favor të miqëve, atje ku luan edhe Enis Bardhi, teksa po kryesojnë me shifrat 0-2. Dy episode të njëpasnjëshme kanë vendosur takimin, deri në minutën e 20. Kështu, fillimisht teksa Enis Bardhi po bëhej gati për kryeveprën e zakonshme nga goditja e dënimit, pranë zonës atje ku mesfushori shqiptar nuk fal asnjëherë, VAR-i vendos që topi të drejtohet tek pika e penalltisë, pasi Varane e kishte prekur topin me dorë brenda zonës.
Një tjetër episod ku ndërhyri VAR-i, ishte edhe te goli i Asensios. Pasi te madrilenët festuan për ngushtimin e diferencës, teksa të gjithë prisnin vazhdimin e lojës, do të ishte kryesori i takimit që do të lajmëronte për anulimin e golit. /Shqiperia.ch/