
Ndonëse se nuk është zyrtarizuar ende përballja midis Khabib Nurmagamedov dhe Floyd Maywather, duket se rusi është vënë në lëvizje duke u përgatitur për këtë sfidë. Sipas mediave amerikane, legjenda e historisë së boksit, Mike Tyson, ka marrë një ofertë nga Khabib për të qënë trajneri i tij në këtë sfidë.
Kujtojmë që para pak ditësh Khabib Nurmagamedov, arriti të mposhte irlandezin e njohur Conor McGregor në kategorinë e UFC, duke u shpallur edhe kampion botëror në këtë sport. Menjëherë pas kësaj filluan “shakat” që rusi do të sfidojë edhe ish kampionin e boksit Floyd Mayëather, teksa ky i fundit duket se e ka pranuar sfidën. Floyd tërhequr nga boksimi para disa vitesh, ku amerikani është një ndër boksierët më të veçantë në historinë e boksit, ndonëse nuk ka marrë asnjë humbje në të gjithë karrierën e tij.
Duket se pak nga pak kjo sifdë po merr udhë, dhe të dy sportistët pritet t’i shohim në ring kundër njëri tjetrit në kategorinë e boksit. /Shqiperia.ch/