
Sipas të gjitha gjasave, për listën e nëntorit që do të publikohet nga ana e trajneri Panuçi, një risi mund t’ua garantojmë që tani, Taulant Seferi.
Futbollisti i Shpresave e ka treguar shumë herë që është në formën e tij më të mirë, për të qenë pjesë e Kombëtares që drejtohet nga Panuçi dhe për të na ndihmuar me objektivat tona. Dy gola arriti të shënonte në ndeshjet që Shqipëria U-21 barazoi në transfertë ndaj Estonisë në shifrat 2-2.
Gjithmonë vendimtar me realizimet, e po aq me lojën e tij. Një karakteristë e Seferit, është spektakli që kërkon të jap në fushën e lojës. Shumë herë pasimet e tij vijnë me finte, por aspak të ekzagjeruara dhe shumë herë me precizionin e duhur.
Këtë e ka bërë te Shpresat, e praktikon edhe në kampionatin zviceran, teksa luan me Winterthur. Vetë futbollisti ka publikuar në “Facebook”, asistin e dhënë nga ana e tij në takimin ndaj Aaraut, duke vënë “në gjumë” dhe surprizuar kundërshtarit, me atë pasim me finte, që do të kthehej edhe në një lojë fëmijësh për shokun e skuadrës, për të dërguar topin në rrjetë. Nuk duhet të shqetësohemi, Shqipëria është në duar të sigurta. /Shqiperia.ch/