Khabib Nurmagomedov ishte i pari që i bëri ftesë Floyd Mayëeather, për një përballje të mundshme të tyre. Çdo gjë nisi në një formë shakaje ku pasi rusi Khabib, në rrjetin e tij “Instagram”, ftoi ish-boksierin Mayëeather, në një përballje të mundshme me njëri tjetrin.
Floyd është një legjendë e boksit, teksa nuk ka humbur asnjë përballje të tij. Tashmë me një moshë 41 vjeçare, ai ka hequr dorë nga boksimi. Pas bujës që bëri rusi Khabib ditën e djeshme duke i bërë një ftesë për përballje mes tyre. Amerikani i ka kthyer përgjigje në rrjetin social “Tëitter” ku i drejtohet sponsorve të bëjnë gatin çekun e sfidës, pasi është i gatshëm ta pranojë ftesën e rusit Khabib.
Kujtojmë që Mayëeather përpara një viti, pati edhe një përballje luksi me irlandezin McGregor, në një sfidë mes tyre ku e drejta televizive kapi majat përsa i përket shifave të fitimeve nga zhvillimi i këtij dueli./Shqipëria.ch/